Sot në komunën e Shtimës kompania e ujësjellëit KRU “Prishtina” ka kryer një aksion me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë për konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.
Ndërsa, dy ekipe janë sulmuar nga qytetaret e kësaj komune.
“Mos inçizo, se me ardh aty t’mys” – ndegjohet qytetari duke i thënë gazetareve të ekipit të Lajmi.net.
Ndërsa, edhe gazetarja e gazetës Demos Aurona Zogaj është fyer nga qytetari në fjalë teksa policia e Kosovës ishte duke e arrestuar atë.
Ai dëgjohet teksa kërcënon gazetaren që mos të inçizojë përndyshe do ta sulmojë.