Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alarmon profesori: Kosova të përgatitet me njerëz dhe armë, të mbrohet nga këta persona

Serbia kohën e fundit nuk është ndalur duke blerë armë si nga Rusia ashtu edhe nga Kina. Por, në fund, Serbisë iu dhanë armë edhe ne SHBA.

Juristi Muhamet Klemnedi për “Bota sot” ka komentuar rreth kësaj situate.

Ai ka thënë se armatimi serb ka për qëllim ndërtimin e botës serbe.

Ai shton, se këto armë janë kundër Kosovës.

“Serbia nuk ka pushuar asnjëherë që të armatoset. Shteti serb ka marrë armë në Rusi, në Kinë dhe së fundi edhe në SHBA. Armatosja e shtetit serb ka për qëllim ndërtimin e botës serbe, kuptohet nëpërmjet bashkimit të të serbëve dhe sllave të jugut, të Bosnjes e Hercegovinës, të ripushtimit të Kosovës dhe te bashkimit me Serbinë të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Ky është pikësynimi sllabomadh.

Armët e blera nga Serbia nuk janë për të luftuar kundër NATO-së a SHBA-ve. Këtë konflikt e ka provuar shteti serb dhe është vështirë të mendohet në një konflikt te ri midis Serbisë dhe NATO-së. Armët e shtetit serb janë kryesisht kundër Kosovës, forcave malaziase që nuk e duan ripushtimin e Malit te Zi dhe vet Maqedonisë së Veriut. Tërë armët e shtetit serb janë të drejtuara në ripushtimin e Kosovës dhe të sigurimit të bashkimit të Republikës serbe me shtetin serb”, thotë ai.

Sipas tij, ky kërcënim serb po ka sukses, duke thënë se si BE ashtu edhe SHBA po e stimulojnë Serbinë dhe kriminelin Vuçiç.

“Aktualisht synohet dhe punohet nga Serbia për formimin e shtetit të ri serb në Kosovë. Armët janë këtu mjete për të kërcënuar me një front të ri të luftës në Ballkan. E kundërta e kësaj, është ndërtimi i shtetit serb, si mënyrë për të mos patur luftë.

De-fakto po korr sukses ky kërcënim.

UE dhe SHBA e kanë dhe po e stimulojnë Serbinë dhe kriminelin Vuçiç. Po i japin mjete financiare dhe po ndërtojnë objekte industriale. Krimeneli Vuçiç po respektohet nga z.Borell dhe z.Lajcak, si “shpëtimtar i luftës”. Edhe z.Eskobar këtë po e bënë. Ndërsa, në fakt, klika e Beogradit, është shkaktar i gjendjes së krijuar luftarake. Të gjendur nën këtë kërcënim, po tolerohen veprimet neofashiste serbe në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut. Kudo është prezente klika serbomadhe dhe arma e kriminelëve serb. Priten vetëm momente të përshtatshme për të sulmuar ushtarakisht.

Në këtë gjendje, mbeten dy rrugë:

1. Ndalja e hovit serbomadh nga UE-a dhe nga SHBA-të dhe

2. Përgatitja e Republikës që vetëm për vetëm me qenë në gjendje për të mbrojtur Kosovën nga sulmet serbo-nacional fashiste.

Kosovës i duhen ushtarë, kuadro të përgatitur dhe armë. Jo për të pushtuar vende e popuj tjerë, jo. Por, kryesisht për t’u mbrojtur nga Serbia neoimperialiste.

Rrugë tjetër nuk ka”, përfundon ai.