Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, një mjet që ishte në lëvizje ka marrë flakë. Dyshohet se mjeti që drejtohej nga shtetasi G.GJ 42 vjeç banues në Tiranë ka pësuar defekt teknik.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.