Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve me peticion në katër komunat veriore.
I pari i Aleancës përmes një postimi në Twitter ka shkruar që të vazhdojë me një strategji te re…
Postimi i plotë:
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.
Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”