Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duket se nuk ka hequr dorë nga kontributi për Kosovën.
Sipas një njoftimit nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, Latifi përmes diplomacisë mjekësore ka kërkuar njohjen e Kosovës nga pesë shtetet të Amerikës Latine.
Ai ka vizituar Argjentinën dhe Bolivinë, ku ka mbajtur disa takime të rëndësishme.
Latifi kishte dhënë dorëheqje vitin e kaluar nga drejtimi i ministrisë së Shëndetësisë gati një vit pas emërimit të tij në këtë pozitë.