![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/frasher-krasniqi-ridi-kishte-ndertuar-lift-special-vetem-per-kurtin-ne-restoranin-e-tij_64df35569de79.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë, aksion nga i cili kanë mbetur të arrestuar dy zyrtar të Ministrisë së Tregtisë dhe pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi.
Të tre dyshohen për keqpërdorime që lidhen me rezervat shtetërore.
Krasniqi ka thënë se Ridvan Muharremi është një njeri tepër i besueshëm i kryeminsitrit Albin Kurti.
Zyrtari i PSD-së në një video të publikuar në profilin e tij, ka thënë se Kurti për çdo ditë është ushqyer në restoranin e Ridvan Muharremit.
Krasniqi thotë se Ridvan Muharremi kishte ndërtuar në restoranin e tij edhe një lift special vetëm për kryeministrin Albin Kurti.
“A mbet kush prej njerëzve t’besueshëm t’Albin Kurtit pa u arrestu për keqpërdorime të mëdha?!”, ka shkruar Krasniqi.