Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nuk i komenton bastisjet dhe arrestimet e sotme

 
   

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të prononcohen në lidhje me tri aksionet e Policisë së Kosovës, të cilat rezultuan me arrestimin e tre personave si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Në një prononcim para gazetarëve, pas ceremonisë së lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, ai ka thënë se për çështjet e tjera do të deklarohet gjatë ditës.

“Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur … për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, ka theksuar Kurti.

Kujtojmë se sot në mengjes, Policia e Kosovës ka zhvilluar tri aksione në lokacione të ndryshme të Prishtinës, të cilat rezultuan me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe arrestimit të Ridvan Muharremit i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.

Të tre ata janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës.