Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Urgjente! ‘Gratë që kanë punuar nëpër shtëpi të kenë kujdes’! Njohja e pensioneve me Greqinë, flet avokatja e njohur

Greqi- Një nga problematikat e mprehta për shqiptarët është njohja e pensioneve në Greqi.

Avokatja Anila Rezhda sqaroi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për njohjen e pensioneve vlen më shumë për personat që kanë filluar punë në vitet 90’ dhe 92’.

Avokatja këshilloi që shqiptarët që kanë punuar në Greqi, të konsultohen me avokatët e tyre për problematikat që mund të hasin.

“Pika A, ti mund të kesh punuar pa sigurime, p.sh zonjat që kanë punuar si mirëmbajtëse shtëpie, por duhet gjetur një mënyrë për të përfituar penisonet.

Pika tjetër, për zotërinjtë që kanë punuar në punë që u është “rrezikuar jeta”, është shprehur avokatja.

A do të jetë një mbulim nga Shqipëria apo Greqia?

“Shqiptarët të jenë të qetë sepse do gjendet një mënyrë për të rregulluar edhe çështjen e monedhës Lekë dhe Euro, dhe shtetet do të bashkëpunojnë bashkë për të rregulluar mbulimin e pensioneve”, u shpreh Rezhda.