Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Arrestimet në MINT kanë qenë të pritura

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani i ka konsideruar të pritshme arrestimet e ditës së sotme në Ministrinë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sidomos pas publikimeve të fundit në media. Ai tha se hetuesit dhe prokuroria i shoshitin të gjitha informacionet dhe pastaj marrin veprime.

Ky i sotmi është veprim i pritur sidomos pas daljes në publik të disa prej informacioneve të cilat normalisht sektori i hetimit ose policia dhe prokuroria e sheshojnë dhe e detajojnë secilën përgjegjësi në secilin nivel. Prandaj do të ishte çuditshme që mos të ndodhte, kjo ndryshe kjo është diçka e pritur”, deklaroi Ramadani në emisionin InfoPlus.

Në pyetjen se në audio incizime është përmendet edhe kryeinspektori i AKI-së një mesazh, Ramadani tha se nuk ka informacione për këtë.

“Nuk kam ide, e kam dëgjuar atë, por se ato janë çështje të cilat do të duhej të qartësohen në prokurori nëse është e vërtetë. Por, besoj që nuk është e vërtetë…Kompetencat janë ligjore dhe bashkëpunimi i institucioneve janë çështje të rregulluara me ligj”, deklaroi ai.

Ndërsa sa i përket dorëheqjeve të policëve në veri, sidomos këta të fundit që sapo ishin integruar, ish-kryeinspektori i AKI-së tha në veri ka presion të madh nga Serbia ndaj serbëve.

“Së pari logjika dhe fushata e kërcënimit, presionit, shantazhit  që iu bëhet serbëve të Kosovës dhe para së gjithave, serbëve të veriut të Kosovës sidomos pas 5 nëntorit të vitit 2022, kur serbët vendosen në mënyrë politike dhe etnike të largoheshin nga institucionet e Kosovës, normalisht që është një nga veprave më jo humane që ju ndodhë vet pjesëtarëve të komunitetit serbë”, tha ai.