Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetari Blend Zymi ftohet në intervistim nga Krimet e Rënda për statuse në Facebook

 
   

Qytetari, respektivisht i pasionuari pas statuseve në Facebook është ftuar nga Krimet e Rënda për intervistim.

Burimet e medias pranë personit përkatës kanë mësuar se i njëjti do të paraqitet rreth orës 19:00 për intervistim.

“Po, Blendi do të paraqitet për intervistim rreth orës 19:00. Është ftuar nga Krimet e Rënda”, tha ky burim.

Në anën tjetër, redaksia mëson edhe arsyen. Gjithçka ka të bëjë me statuset e Zymit në Facebook, më saktësisht statuset për arrestimet e regjistruara sot nga autoritetet.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, ndërsa ne do t’ju raportojmë në kohë reale rreth asaj se çka do të ndodhë përgjatë intervistimit dhe pas tij.