Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritjet për të dalë nga Kosova nga Merdari e Mutivoda deri në 4 orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë deri në dy

 
   

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdarë e Mutivodë janë deri në 4 orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Jarinjë, ku pritjet janë deri në një orë.

Pritje deri në 2 orë ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse në Muçibabë, pritjet janë deri në 45 minuta.

Të gjitha pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, ku pritjet janë deri në 5 minuta.