Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdarë dhe Mutivodë janë mbi 4 orë, ndërsa kolona gati 2 kilometra është në Merdarë përdallim në Mutivodë është gati 1 kilometër.
Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitarë te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë rreth 2 orë ndërsa në Jarinje rreth 1 orë. Ndërkaq, kolonat në këto dy pika kufitare janë rreth gjysmë kilometri.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare nuk ka fluks të konsiderueshëm qytetarëve që po dalin nga Kosova.