Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtatë të vdekur dhe 130 të plagosur pasi raketa ruse goditi një qytet në Ukrainë

Të paktën shtatë persona humbën jetën duke përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare dhe gati 130 të tjerë të plagosur pasi një sulm me raketë ruse goditi një shesh qendror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv , thanë zyrtarët ukrainas.

Vajza e vrarë vdiq nga plagët e marra në spital, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

“Nëna e saj është në gjendje të rëndë. Efektivët e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës. Fatkeqësisht, mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë pas mbërritjes në spital për shkak të humbjes së madhe të gjakut”, shtoi ai.

Për sulmin ka reaguar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila e cilësoi si “të neveritshëm”,

“Është e neveritshme të sulmosh sheshin kryesor të një qyteti të madh, në mëngjes, ndërsa njerëzit janë jashtë duke ecur, disa shkojnë në kishë për të festuar një ditë fetare për shumë ukrainas”, thuhet në reagimin e OKB-së në Ukrainë.