Perpetua Neo, psikologe klinike ka përmbledhur të gjitha fjalitë që një narcizist thotë, në tre faza të marrëdhënies.
Faza e idealizmit:
Ti je shpirti im binjak.
Unë kurrë nuk kam takuar dikë si ti më parë.
‘Ti më kupton shumë më mirë se kushdo tjetër.’
-‘Është fat që ne u takuam.’
-‘Unë kurrë nuk kam ndjerë në këtë mënyrë për askënd më parë.’
-‘A jam unë shoku yt i vetëm? Ti je shoqja ime e vetme.’
-‘Ne nuk kemi nevojë për askënd tjetër.’
-‘Je kaq e sjellshme, krijuese, e zgjuar, e bukur dhe e përsosur.’
-‘Ne do të jemi bashkë përgjithmonë.’
Faza e zhvlerësimit:
-‘Ti je e çmendur.’
-‘Ti je shumë e ndjeshme.’
-‘Nuk është çudi që askush tjetër nuk të pëlqen.’
-‘Miqtë e mi të urrejnë, por unë do të mbroj gjithmonë.’
-‘Ti je kaq e pasigurt.’
-‘Çfarë ka që nuk shkon me ty?’
-‘A nuk jam unë më i rëndësishëm për ty se miqtë?’
-‘Lotët e tu nuk funksionojnë me mua. Pse po qan?’
-‘Je kaq manipuluese.’
Faza finale:
-‘Të gjithë të urrejnë.’
-‘Ti je njeri i keq’.
-Askush tjetër nuk do të të dojë kurrë.
-‘Unë jam më i miri që do të kesh ndonjëherë.’
-‘Kënaqu duke qenë vetëm për pjesën tjetër të jetës.’
-‘Ti ia bëre vetes këtë’.