![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/kadrijaj-bajqinovcit-ti-ski-lidhje-je-vec-papagall-i-qeverise_64e26172a2e23.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, pasi që e fundit ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të iniciojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Bajqinovci në një prononcim për media potencoi se, kryeministri Kurti e shpalli terroriste organizatën e Radojçiqit, që siç thotë ai, AAK-ja e quante mik shtëpie.
“Këta që mik shtëpie e quanin Radojciqin e tash që Kurti ua shpalli terroriste organizatat qe i kontrollonte ai e nuk kanë më vend në Republikën e Kosovës na paskan ardhë me nje ide të tillë. Kjo është hajgare për besë.” – tha Bajqinovci.
Pas kësaj ka reaguar deputetja Kadrijaj, ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bajqinovcin nuk e pyet askush nga partia e tij për asgjë.
“‘Zdravo Bajqinovci’ paska folë! I gërditshëm dukesh sa herë që flet. Ti lidhje s’ki me send, je veç papagall i qeverisë që kush sen nuk të pyet.’ Zdravo Qeveria’ ka me u përgjigj herët a vonë për gjitha dyshimet e bazuara!”, shkroi Kadrijaj.