Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ndarë mjetet e 20% për punonjësit e “Rilindjes”. Ndonëse ishte paralajmëruar se ata do t’i marrin afro 20 mijë euro për pëson, ndryshe doli.
Lidhur me këtë, ka reaguar veterani i gazetarisë, Agim Muhaxheri. Sipas këtij të fundit, për këtë çështje duhet të alarmohet edhe ekzekutivit i Republikës.
Postimi i plotë:
Gazetarët e gazetës “Rilindja” në emër të 20%-shit i stërpikën me nga 2000 – 3000 euro!
Këto ditë zyrtarët e AKP-së i derdhën mjetet në emër të 20%-shit për punonjësit e gazetës “Rilindja”, gazetarët, lektorët, korrektorët… I stërpikën me nga 2000 – 3000 euro, në vend se ata t’i marrin nga 20 mijë e kusur euro!
Në këtë vlerë i kanë futur në një thes punëtorët e Shitjes dhe të Shtypshkronjës duke e rritur shifren 700 edhe pse këto ndërmarrje janë privatizuar më herët!
Është kjo rata e parë apo do të ketë edhe rata të tjera, një Zot e di.
Jo më kot nuk është quajtur Pallati i “Rilindjes”, gazetë kjo që ia dridhi themelet ish- Jugosllavisë.
Për këtë idiotizëm, poshtërsi nuk e di a e di Albin Kurti, nëse nuk e di, le t’ua ngreh “veshët” hajnave!
Dhe ofshama ime, besoj edhe e kolegëve të mi është:
Phyyyyyy, t’pshurrsha në bakshish!