![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/rama-ne-malin-e-shpiragut-eshte-gjetur-sasi-e-madhe-gazi-e-nafte-me-cilesi-te-larte_64e620866ceec.jpeg?resize=761%2C505&ssl=1)
Kryeministri Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se në malin e Shpiragut në Berat është gjetur një sasi e madhe gazi e nafte e cilësisë së lartë.
Ai shkruan se pas një pune thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra thellësi, tashmë po përgatitet edhe testi përfundimtar i i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sipërfaqe, gjë që në rast se do të rezultojë e suksesshme sipas kryeministrit do të sjellë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.
“Mirëmëngjes ! Dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për #Shqipërinë2030🇦🇱, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri Rama.