Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që ka rënë pak më parë në Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Media raporton se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore nga ky zjarr.
Zjarri ka rënë në njërën nga dhomat e Shërbimit Emergjent të kësaj Klinike, teksa akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.
Media është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, aty ku janë edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, që po merren me hetimin e rastit.
Zjarr në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, dyshohet për viktima
Një zjarr ka rënë në klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet fillestare të Indeksonline pohojnë se dyshohet se ka edhe viktima nga ky rast.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke kryer hetimet mbi rastin.
Akoma nuk dihet se çka ka qenë shkaku i këtij zjarri.
Media ishte në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar.