Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Asnjë reagim nga Vladimir Putin për vdekjen e Prigozhinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deri më tani ka mbetur i mbyllur në lidhje me vdekjen e raportuar të Yevgeny Prigozhin.

Mbrëmë, pak pasi u publikua lajmi se Prigozhin ishte në bordin e avionit të goditur Embraer, Putin u shfaq në një ngjarje në rajonin e Kurskut që shënonte përvjetorin e një beteje të famshme të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ngjarjes, ai bëri homazhe për rusët e vrarë gjatë të ashtuquajturit ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë, raporton BBC.

Çuditërisht, nuk përmendej Ëagner apo Yevgeny Prigozhin.

Putini mund të presë derisa të krijohet një version zyrtar i ngjarjeve rreth rrëzimit të avionit.

Udhëheqësi i Kremlinit është i mirënjohur për qëndrimin e tij “prit-dhe-shih” pas ngjarjeve të mëdha – ai rrallë reagon menjëherë.