Njëjtë si ai i Pejës, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kritika për ministrin e Financave për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë.
Nura tha se qeverisja e praktikanteve po luan me ndjenjat e qytetarëve.
Sipas tij, vendimi i ministrisë është jo serioz.
“Ne duhet t’i procedojmë deri më 15 shtator kjo çështje është të luash me ndjenjat e qytetarëve, institucioneve dhe vetë shtetit vendim i marr nga qeverisja e praktikanteve. Kjo qeveri po na shtinë me u marr me disa çështje që nuk kemi pasur nevojë të merremi faji dhe përgjegjësia direkt i shkojnë ministrit Murati. Ky vendim është jo serioz dhe tash kemi përgjegjësi para qytetarëve edhe pse na dëmton në të hyrat vetanake”, thotë Nura.