Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi Fero i habiti të gjithë kur njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohej fesë Islame.
Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.
Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.
Profesori e cilëson fatkeqësi përfundimin e Feros në kthetrat e fanatizmit fetar, të cilin e quan shkatërrues për njeriun, duke ia kaluar të gjitha drogave bimore.
“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”- ka shkruar ai.