Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla: Kosova e palëkundur në mbështetjen për popullin ukrainas

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donia Gërvalla, ka shkruar për ditën kombëtare të Ukrainës që është shënuar edhe në Prishtinë, me këtë rast u organizua edhe një ceremoni ku të pranishëm ishin gazetarët ukrainas që po strehohen në Kosovë.

Në atë ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se Kosova mbështetë Ukrainën teksa po mbrohet prej pushtimit rus.

”Sot, në Ditën e Pavarësisë, Kosova rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për popullin ukrainas në luftën e tij të drejtë për fitoren dhe humbjen e Rusisë.Shpresojmë të shohim Ukrainën duke festuar Ditën e Pavarësisë së saj të radhës nga Perëndimi në Lindje dhe në Krime”, ka thënë ajo.

”Kur bëhet fjalë për agresionin, ne e dimë, e kemi ndjerë në lëkurën tonë, se si ndihet të jesh një objektiv i urrejtjes sistematike nga një fqinj agresiv. Prandaj, sot në ngjarje të shumta në, pata rastin të diskutoj dhe të ndaj me gazetarët ukrainas“, ka shkruar Gërvalla.