Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prishet marrëdhënie mes Sarës dhe Dafinës?!

Komentet e fundit mes Dafinës dhe Ledrit kanë trazuar internetin dhe shkak është bërë kënga më e re e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Elgit Dodën, “Si Mua”

Çdo gjë nisi në TikTok, ku sipas videove virale, Dafina dhe Ledri, të cilët janë ndarë prej vitesh, kanë komunikuar përmes teksteve të këngës.

Në këngën e “E keni dit” Ledri thotë:

“Ti kom dhon krejt
Ti kom dhon krejt
Ama loqk m’le vetëm”

Ndërsa në bashëpunimin e fundit të Dafinës, në tekst thuhet:

“Se ti kam dhon krej
Mi ke dhon krejt
Ama sot prap vetëm”

Pas videove virale, ka qënë një koment i Ledrit në një postim të Dafinës, ai që trazuar akoma më shumë këtë histori.

“Ti kom dhon krejt” komenton Ledri në postimin e Dafinës, ku ajo pyet fansat se cila është pjesa e preferuar e këngës.

Si pasojë fansat u ndanë në grupe, ku një pjesë mendonte se ishte një shaka e tepruar dhe një mosrespekt ndaj Sarës ndërsa pjesa tjetër komentonte se është thjesht një reagim ndaj zhurmës së madhe që u bë në TikTok.

Pas gjithë këtyre teorive, duket se tashmë nuk ekziton më një miqësi mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.

Sara dhe Dafina kanë bërë disa postime ku janë parë me njëra-tjetrën, duke lënë pas të shkuarën edhe pse Ledri ka qënë i dashuri i Dafinës.

Dhe pas situatave të fundit, Sara dhe Dafina nuk ndiqen më në Instagram nga njëra-tjetra, duke treguar qartë se marrëdhënia e tyre nuk është më siç ka qënë më përpara.