Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Drejtori i Infermierisë në Gjermani bashkëpunon me Kolegjin AAB, studentët mund të punësohen direkt pas studimeve

Kosovarët në vazhdimësi kanë qenë të suksesshëm nëpër vende të ndryshme të botës, sidomos në fushën e mjekësisë. Mungesa e kushteve, i ka bërë profesionistët shëndetësor, në veçanti infermierët që të largohen nga Kosova dhe kontributin e tyre ta japin në vende të tjera në Evropë dhe më gjerë.

Në emisionin veror “n’malAn’det”, ishte i ftuar Jeton Himaj, i cili është drejtor i degës së Infermierisë në një spital në Gjermani, dhe tregoi se e ka bërë një bashkëpunim serioz me Kolegjin AAB dhe nëpërmjet këtij bashkëpunimi studentët mund të punësohen lirshëm pas studimeve.

“…Jam mirënjohës që e kam gjetë një partner shumë serioz… Domethënë, Kolegji AAB ju ofron mundësi studentëve të punësohen në spitalin tim…”, theksoi Himaj.

Vlen të përmendet se në mesin e plot fakulteteve të tjera që ofron Kolegji AAB, është edhe Fakulteti i Infermierisë, i cili ndër vite ka kontribuar që studentëve t’u ofrojë përveç mësimit teorik edhe atë praktik.

Ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm të shihni më shumë informacione rreth Fakultetit të Infermierisë: https://aab-edu.net/fakultetet/infermieri/

Gjithashtu, nëse dëshironi ta dëgjoni intervistën e Jeton Himaj, klikoni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=v_Lpn7tXx7s