Dogana e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli të një biznesi në Pejë, kanë zbuluar një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek.
Sipas doganës, kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit.
“Pas të dhënave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mallra të kontrabanduara, oficerët doganorë organizuan një operacion kontrolli në një biznes në qytetin e Pejës. Kontrolli i kryer nga dogana nuk gjeti produkte të kontrabanduara në ambientet e biznesit. Megjithatë, gjatë inspektimit të hapësirës së biznesit, u zbulua: një armë pa leje, respektivisht një pistoletë model CZ 99 kalibër 9x99mm dhe 11 fishek. Pas zbulimit të armës pa leje, Dogana e Kosovës në përputhje me ligjin njoftoi Policinë e Kosovës. Si rezultat, arma dhe rasti u dorëzuan tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër kontrabandës, ndërtimin e një ambienti të sigurt dhe zbatimin e plotë të ligjit.