Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë bërë 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.
“1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.
Para disa ditësh, Ministria e Ekonomisë ka shpallë thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
Postimi i plotë:
1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.
Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura. Për t’u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake:https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468