Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shokohet Italia nga çmenduria ekstreme e të rinjve, me 130 km/h mbi çatinë e makinës

Një tjetër çmenduri shumë e rrezikshme që lidhet me keqpërdorimin e automjeteve. Mesa duket, lidhet me dëshirën për të performuar në rrjetet sociale. Ka ndodhur së fundi në Napoli, në zonën e Agnano. Videoja në fjalë është publikuar më 25 gusht në rrjetet sociale nga deputeti Francesco Emilio Borrelli.

Videoja tregon dy momente të dallueshme. Në të parën, kush e xhiron videon, fokuson shpejtësinë 130 km/h. Ai e zhvendos menjëherë xhirimin në çatinë e makinës së tij, ku shohim një person të shtrirë, i turbullt elektronikisht në video për të shmangur identifikimin. Eshtë e panevojshme të shtohet se çfarë fatkeqësish mund të ndodhin me kësi veprimesh ekstreme.

Ka qenë deputeti Francesco Emilio Borrelli që e ka shpërndarë videon në një nga profilet e tij sociale, duke komentuar: “Më duket shqetësuese videoja që më është dërguar, e cila, siç thonë ata që e kanë raportuar, është bërë në Agnano, ku një grup të rinjsh me makina të fuqishme konkurrojnë në një sfidë duke udhëtuar rrugëve të lagjes me 130 km/h, të hipur në çatinë e automjeteve.

E gjithë kjo më pas u mor menjëherë nga të njëjtët protagonistë dhe u postua në rrjetet sociale për t’u mburrur me këtë sfidë idiotësie dhe papërgjegjshmërie. Është vërtet shqetësuese të dëshmosh këtë përshkallëzim të çmendur mes të rinjve, që po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga sfidat ekstreme dhe të pakuptimta, për një grusht pëlqimesh apo për disa sekonda shikueshmëri në rrjetet sociale. Duhet të ndërhyjmë menjëherë, përpara se të numërojmë vdekje të reja pa arsye në rrugët tona”.