Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj në ditëlindjen e Nënës Terezë: Simbol i krenarisë kombëtare

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se Shenjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh.

Kështu ka shkruar i pari i AAK-së pas pjesëmarrjes në akademinë solemne me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

“Figura e Shenjtores Nëna Terezë, bijës së kombit shqiptar, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin. Përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme”, shkroi Haradinaj.

“Në akademinë solemne me rastin e ditelindjes së Nënës Terezë, nën përkujdesjen e ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë-Prizren, Imzot Dodë Gjergji, me krenari kujtuam trashëgiminë e jashtëzakonshme që la ajo pas, si një simbol i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha”.

“Të lartësuara qofshin gjithmonë emri dhe veprat e saj”.