Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka falënderuar mërgatën për mirëpritjen në Kanada.
Aliu ka thënë se me kontributin e tyre, ata po dëshmojnë që largësia nuk e zbeh lidhjen me atdheun.
“Në fund, natyrisht, ç’mënyrë më e mirë se ta përmbyllim vizitën tonë në Kanada, në mesin e bashkëatdhetarëve tanë.
Të gjithë bashkëatdhetarët, po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe përfaqësojnë dinjitetshëm vendin tonë. Kontributin e tyre vazhdojnë t’a japin edhe për vendin e tyre, kështu duke treguar se largësia nuk e zbehë lidhjen e tyre me atdheun.
Faleminderit pafundësisht mërgatës tonë Shqiptare për mikpritjen e tyre dhe për ngrohtësinë e përzemërt!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.