Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kritikohet ligji për pensionim, disa s’mund ta gëzojnë atë

 
   

Të paqartë dhe diskriminues po e cilësojnë përfaqësues të pensionistëve e njohës të sistemit të drejtësisë, Ligjin për Skemat Pensionale. Sipas tyre, ky ligj po diskriminon personat që janë punësuar pas vitit 1985, e që s’do të mund të gëzojnë këtë pension.

Nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës kërkuan që në të njëjtin ligj të ketë prapë ndryshime në mënyrë që të përfitojnë të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna gjatë vitet t 90-ta.

Një pjesë e pensionistëve të cilët janë larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta, s’do të mund ta gëzojnë pensionin parcial kontributpagues.

Kjo pasi për t’iu njohur pensioni kontributpagues, ata do të duhej t’i kishin së paku 5 vjet përvojë pune para se të largoheshin dhunshëm.

Njohës të Kushtetutës thonë se ky ligj po diskriminon të gjithë ata persona që kanë punuar gjatë viteve 1985-1989, e pastaj janë larguar dhunshëm nga puna.

“Përmes projektligjit është njohur vetëm periudha prej 1 janar 1989-1999 përderisa Gjykata Kushtetuese ka thënë se kriteri prej 15 vitesh duhet të hiqet tërësisht. Në ndërkohë në rast të aplikimit të tillë do të kemi një grup të ri të diskriminuarish që do të jenë ata që janë punëruar në vitin 1985-1999”, thotë  për RTK-në Naim Jakaj, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës.

Pas kësaj periudhe personat që janë të punësuar nuk do të ju njihet e drejta në pension sipas këtij ligji. Kjo paraqet diskriminim dhe ne mendojmë që do të duhej të trajtohej përshkallëzimi i kohëzgjatjes së përvojës së punës si çështje kryesore”, thotë Florim Shefqeti, njohës i sistemit të drejtësisë.

Kritika sa i përket këtij ligji kanë edhe përfaqësues të pensionistëve, të cilët kanë kërkuar që të gjithë atyre që janë larguar dhunshëm nga puna, t’u njihet pensioni.

Sipas ligjit të drejtën në pension parcial kontributpagues të moshës do të mund ta gëzojnë ata persona që janë larguar nga puna pas datës 1 janar të vitit 1989 deri më 1 janar të vitit 1999 si rezultat i masave të dhunshme”, thotë Sherif Kastrati, sekretar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.