Serbët nga fshati Preoc të komunjës së Graçanicës, që ndodhet pak kilometra larg Prishtinës kanë filluar t’i shesin shtëpitë e tyre.
Familja Arsiq nga ky fshat, para pak ditësh në rrjetet sociale ka njoftuar se po shesin pronën e tyre, si dhe kompaninë e tyre të transportit të udhëtarëve “Arsa prevoz”.
Anëtarët e kësaj familjeje, Vidoje dhe Igor Arsiq, kanë thënë se kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap, para së gjithash për shkak të pushtetit lokal dhe padrejtësisë.
Si arsye përmendin padrejtësinë e shkaktuar nga Komuna e Graçanicës dhe kryetares se komunës Ljiljana Shubariq.
“Kemi konkurruar në një tender në komunën e Graçanicës. Pas luftës i kemi pasur punët keq, por kemi rrezikuar dhe kemi blerë disa makina për bartjen e qytetarëve në Mitrovicë e ku ka nevojë…veç për të qëndruar në Kosovë. Tenderin e ka fituar dikush nga Serbia kurse ne që jetojmë në Kosovë nuk kemi kurrfarë të drejte”, ka thënë Vidoke Arsiq.