Prej 1 janarit, të gjithë qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Në këtë komunikatë ku u dhanë detaje nga darka e mbrëmshme e kryeministrit në qytetin e Bledit në Slloveni, u ri konfirmua liberalizimi i vizave, përveç Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet në komunikatë.
Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.