Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Macron rikujton zotimet e Francës dhe Gjermanisë, nëse Kosova dhe Serbia nuk “sillen me përgjegjësi”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse dy shtetet sipas tij nuk sillen në mënyrë të përgjegjshme.

Macron në fjalimin vjetor para ambasadorëve tha se shteti i tij dhe Gjermani i kanë bërë të qarta zotimet

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

Ai ka thënë se marrëveshje e Brukselit sipas planit franko-gjerman është rruga e duhur dhe ka bërë thirrje nga dy shtetet të angazhohen në zbatimin e saj./teve1.ifno/

Tags: