Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes?

Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme që posedon.

Ju sjellim në vijim 5 arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes.

Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat – Proteina dhe yndyrnat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës.

Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës – Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor.

Vezët janë një burim i madh i proteinës – Vezët përmbajnë sasi të mjaftueshme të plotësimit të nevojave ditore si të aminoacideve, ashtu edhe të proteinave.

Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe mbamendje – Kolina, ushqyesi esencial në vezë, stimulon trurin dhe funksionin e tij, transmeton lajmi.net.

Vezët përmirësojnë shikimin – Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Gjithashtu, ushqimi në fjalë mbron sytë.