Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po vazhdon me kritikat e tij nga opozitës në Kosovë.
Geci përveç opozitës ka kritikuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën që sipas tij, ka bërë marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin në Nish për ndarjen e Kosovës.
E këtë marrëveshej ai thotë se ishte projekt i ndërtuar nga Sorosi, Rusia, Serbia, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, por edhe partitë e mëdha siç ishin PDK dhe LDK bashkë me Baton Haxhiun.
“Aleanca e Serbisë me Moskën dhe institucionet paralele të veriut të shtyra nga Rusia dhe grupet kriminale të Vagnerit dhe Listës Serbe të Beogradit të cilat depërtuan thellë në zemrën e shtetit të Kosovës, përmes opozitarëve të sotëm të cilët ia mundësuan Serbisë krijimin e Kosovska Republikës, njësoj si Serbska Republika e Bosnjës, e cila sot po kërkon shkëputje. Kjo nuk do koment kur dihet se pikërisht kjo opozitë bëhej kinse po e mashtron Serbinë me dialog, pa dyshim se ja mundësoi Serbisë që t’i ndertojë institucionet paralele, dhe nga dita në ditë Serbia e pritke momentin që të hidhërohej për ta realizuar marrëveshjen e Nishit, marrëveshje kjo në mes Ramës dhe Vuçiqit, projekt ky i ndarjes dhe i ndërtuar nga Sorosi, Rusia e Serbia dhe i përqafuar nga Polari i Brojës, Isa Mustafa dhe dy partitë e mëdha, si dhe argatët e tyre si Baton Stanishiqi dhe disa të partive të vogla opozitare të cilët që nga ardhja e Kurtit në pushtet po e ushqejnë vazhdimisht Serbinë dhe Vuçiqin që të futet në veri përmes sulmeve e ushtarake kinse për ta mbrojtur minoritetin serbë nga qeveria Kurti, ngase sipas opozitës tonë të mjerë, minoriteti serb na qenka i rrezikuar nga Albin Kurti”, thotë Geci.
Ai pohon se, kjo i bjen në zhargonin popullor “për inat të resë më vdekët djali, shkurt e shqip për inati të Albinit ishalla Serbia e merr deri te ura e Ibrit”.
“Propoganda e opozitarëve dhe deklaratatë e tyre publike në një vijë me Serbinë dhe Rusinë, deri më sot kanë qenë në përputhje të përpikët me deklaratat e Putinit dhe Vuçiqit duke thënë se Kurti po kërkon luftë dhe gjak. Mu per këtë Vagneri rusë, së bashku me kriminelët e Listës Serbe prej 20 e më shumë vjet ushtrojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme me struktura paralele të Beogradit në Kosovë dhe me mbështetjen e opozitarëve të sotëm si jarana të pa ndarë të djeshit, me të cilët ndërtonin qeveritë paraprake së bashku me Listën serbe duke e sjellur Beogradin kembëkryq në parlament, qeveri, gjyqësi, në AKI, dhe ushtri, asgjë nuk ka ndodhur pa miratimin opozitar. Po e njëjta listë e sotit serbe e ndërtuar me miratimin e tradhtarëve opozitarë për 20 vjet rresht kanë uzurpuar, vrarë e shpërngulur shqiptarë nga ajo pjesë e veriut, por jo veç kaq por kanë ndërtuar koloni duke sjellur serbë nga Kroacia dhe Bosnja duke iu ndërtuar shtëpi e vendbanime pa qenë kurrë shtetas kosovarë”, thotë Geci.
Sipas tij, kjo ka ndodhur kur opozitarët e bënin dialogun.
“Para lufte veriu i Mitrovicës ishte i barabartë për kah numri i banorëve me minorantët serbë në atë pjesë të Mitrovicës. Lista serbe që vet opozita e ka sjellur nga Brogradi, sot po sillen si kriminelë duke i vrarë, sharë e fyer policinë e Kosovës dhe duke i rrahur e poshtëruar pa mëshirshëm ushtarët e KFOR-it në veri, të tillët i patën uzurpua godinat pa ua prishur askush terezinë me largimin e këtyre strukturave dhe lirimin e godinave, u pa haptazi se Vuçiq “e ka gënjyer Europën dhe Amerikën”, Albini është ai që ua nxorri mbi sipërfaqe tradhtinë e opozitarëve evropianve dhe disa Zyrtarëve Amerikanë që po tentojnë të bëhen miliarderë me tokat e Kosovës për të cilat toka u derdhë shumë gjak. Ardhja e Kurtit në pushtet i ka larguar strukturat paralele të Serbisë të krijuara nga opozitarët e sotit dhe mercenarët e djeshit Isa Mustafa, Polari i Brojes dhe rrethet e tyre…!”, potencon Geci.
Ai tutje shprehet se marrëveshjet e fshefta me Vuçiqin dhe mbështetjen e Evropianve në dialog kanë pru Kosovën buzë shpërbërjes..!?
“Me sa po shihet Kurti ua pirshi marrëveshjet dhe ua shpërbëu strukturat kriminale me të cilat e vidhshit Kosovën. Prandaj edhe tokë së bashku me ju fillut propogandën ruso-serbe kundër Kurtit”! Evropa dhe Amerika e kanë ditur se këto struktura janë aty dhe e kanë dhënë lejën që ato të qëndrojnë në veri. Kjo u pa haptazi se me Kosovën gjatë gjithë kësaj kohe kanë luajtur Serbia, edhe Perëndimi! Tani që kanë frikë nga një konflikt në Ballkan duan që “Kosova të përmbahet e të mos deeskalojë”, ndërsa Serbia të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë, madje demonstrativisht e akomoduar si në kohën e Millosheviçit në godinat më të mira të saj, thotë një të vertet profesori shumë i nderuar Enver Bytyqi. Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë obligim kushtetues jo vetëm ti nxjerrë terroristët serbë nga kjo godinë, por edhe ti shpallë non-grata përgjithmonë”, përfundon Halil Geci.