Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

DKA-të: Vonesa e teksteve shkollore është një keqmenaxhim nga MASHTI në procesin mësimor

 
   

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit me ç’rast kanë diskutuar për monitorimin e furnizimit me tekstet shkollore në gjithë komunat.

Pas takimit drejtoresha Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, tha se situata e krijuar për blerjen e librave dëshmon një keqmenaxhim nga ana e Ministrisë së Arsimit për procesin mësimor.

Musmurati, tha se për komunat të cilat nuk kanë librari nuk e di se çfarë do të ndodhë as ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Musmurati: Vonesa e teksteve shkollore paraqet keqmenaxhim për procesin mësimor

Prej takimit të sotëm e pamë edhe faktikisht, fatkeqësisht e konfirmuam që ka pas një keq menaxhim të procesit jemi vonuar shumë kemi ende shumë pyetje për të cilat nuk morëm përgjigje, komunat të cilat nuk kanë fare librat ende nuk e din se çfarë do të bëjnë, nuk e din as ministrja, shtatori po duhet me na prit me telashe te reja”, tha Musmurati.

Po ashtu, Musmurati shtoi se ka shumë aplikime për tekste shkollore, por nuk mungojnë edhe pengesat të cilat po hasin prindërit gjatë aplikimit

Musmurati; Prindërit po hasin pengesa gjatë aplikimit për tekste shkollore

“Na u tha që qëllimi ka qenë me ia lehtësuar edhe barrën komunave, sepse e kemi pasur probleme me shpërndarje të librave gjë që ne e falënderojmë ministrin… që po mendon për këtë problem, por ne kemi probleme tjera që janë shumë më serioze dhe që për cilat nuk po marrim përgjigje… Për neve është me rëndësi që mësimi me filluar më 1 shtator, ashtu- kështu do të jete e premte, tre katër ditët e para do të shkojnë më shume me çështje administrative dhe pastaj do të shohim se sa do të ketë aplikime dhe si do të shkojë mësimi. Ne si komuna u zotuam, do të bëjmë monitorimin e gjendjes me parë se si po shkon, normalisht i gëzohemi lajmit se ka shumë aplikime, por po e shohim se po ka edhe shumë pengesa” shtoi Musmurati.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdiu tha se ka kërkuar nga MASHTI-i që fillimi i vitit të ri shkollor të nis më datën 4 shtator, pasi sipas tij është e pamundur të filloj të premten më 1 shtator.

Sejdiu: Kërkojmë të fillojë mësimi me katër shtator, një shtator e pamundur

Disa drejtor peyeten rreth kostos së rimbursimit të prindërve për librat, fokusimi ishte më së shumti të një libër i veçuar që tha se ishte 27 euro, ndërsa te librat tjerë që ka ndryshime të çmimeve nuk kishte. Ne si komunë nuk kem librari, tash shtëpitë botuese e kanë ofruar një lokacion fatmirësisht është mirë që për shkak që prindërit mos me u keqtrajtuar, ne kemi kërkuar nga Ministria që së paku më 4 shtator me nis mësimi, jo më 1 shtator, sepse e dimë që është e pamundur që nxënësit të kenë librat” tha Sejdiu

Sejdiu, u shpreh se ka pasur shqetësime se prindërit mund të i kopjojnë librat e të mos i blejnë ato.

Sejdiu: Prindërit po i akuzojnë për analfabet, kanë pengesa gjatë aplikimit

Kishte edhe shqetësime që prindërit munden me shkuar me i kopjuar librat që mos me mundur me ia imponuar që ata me i ble librat. Komuna e Klinës e ka këtë gjendje, ne si drejtori e arsimit zotohem para juve që çdo nxënës kur të fillon vitin ka me pas librat qoftë për një kohë të caktuar deri sa të rimburson, edhe prindërit të kenë mundësi me i ble librat.

Këta u thirren kështu se ka pasur rezultate të mira ‘e-Kosova’ për shkak të shtesave… Patë edhe këtu citime ministrja, e cila tha se po i akuzoni prindërit për analfabet, nuk ka të bëjë më këtë pjesë, po ne e dimë shumë mirë, se ka gjenerata që kanë kryer shkollime, por nuk dinë me përdor teknologjinë, d.m.th. kjo dallon prej asaj që cituar aty” është shprehur Sejdiu.

Ministria e Arsimit, ka marr vendim për rimbursimin e parave tek prindërit në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.