Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Porosia e Bërnabiqit, vazhdimësi e politikës së Vuçiqit

 
   

Njohësi i zhvillimeve në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, ka folur për deklaratën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila është deklaruar për të drejtat e njeriut në Luginë të Preshevës duke thënë se “është e pamundur që dikush të qëllojë ndaj shqiptarëve në Luginë dhe se askush të mos marrë përgjegjësi për ato veprime”.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Kamberi është shprehur se shqiptarët në Luginë nuk i kanë të drejtat e tyre ashtu siç i ka paraqitur Bërnabiqi.

“Kjo është vazhdimësi e qëndrimeve të Beogradit zyrtar vitet e fundit, veçanërisht që nga ardhja në pushtet e Aleksandar Vuçiq, ku Beogradi realisht përpiqet në njërën anë të viktimizojë të drejtat e serbëve të Kosovës duke thënë se janë viktima të Kosovës në përgjithësi”.

“Ndërkaq, përpiqet që të drejtat e shqiptarëve në Serbi në veçanti të Luginës së Preshevës respektohen nëpërmjet një farë lloji stabilokracie të themi që stabiliteti në çështje të sigurisë në Luginë të Preshevës dëshmon se faktikisht shqiptarët kanë të drejtat e tyre në Serbi, dhe kjo nuk qëndron realisht”.

“Sepse vet Qeveria e Serbisë po tregon se me këto sjellje është në regjistrin e pushteteve autokrate, që e përkufizojnë çështjen e të drejtave në përgjithësi dhe çështjet e minoriteteve vetëm në çështje të stabilitetit”, ka thënë Kamberi.