Gazetari Valon Syla është një nga emrat e përmendur me të cilin platforma “Big Brother VIP Kosova” po synon që ta ketë në edicionin e dytë.
Syla, megjithatë, në një prononcim për Insajderin ka njoftuar se e ka refuzuar ofertën për arsye personale.
I njëjti ka bërë të ditur se ka pasur ftesë edhe në edicionin e parë të BBVK.
“Dy herë më kanë ftuar në Big Brother Kosova edhe edicionin e parë edhe këtë të dytin. Liberta Spahiu ishte personi që kam kontaktuar zakonisht dhe më shpesh”, ka bërë të ditur gazetari Syla.
“Por, pasi i kam konsideruar të gjitha, jetën personale e private dhe llogaritë profesionale… sidomos privatësinë, jo timen veçanërisht sa privatësinë e të gjithë më të dashurive e të mi, të afërt… pastaj punët që duhet me i lënë, kontratat e deri tashme me i anulu, debatet në T7 dhe median online Metro, mendoj se më shtrejtë më kushton privatisht e profesionalisht se sa që do të mund të përfitoja në ndonjë aspekt”, ka thënë ndër të tjera ai.
“Fama është e rendesishme, por njerzit e tu dhe privatësia e tyre është edhe më e rëndësishme”.