Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë nuk është temë për t’u bërë shaka, ngase me të krijohen kushtet për t’u rrëzuar një qeveri në pushtet.
I ftuar në “Debat Plus”, Zemaj ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka gjithsej shtatë-tetë vota në posedim lidhur me mocionin.
“Ai (Ramush Haradinaj)i ka 7-8 vota vetë. Ne po e shohim dikë që e ka fituar pushtetin me 51 për qind, i ka 67 deputetët në Kuvendin e Kosovës. Me mocion hajgare nuk ka, kur të bëhet, bëhen kushtet me ra qeveria”, ka deklaruar Zemaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qëndrimin për të ngritur një mocion mosbesimi kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
I njëjti i kishte bërë thirrje opozitës për ta mbështetur në këtë mocion.