Analisti Binak Maxharraj përmes një shkrimi ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin.
Ai ka thënë se ai në pushtet erdhi me votën e Grenellit, por që mandati i tij nuk zgjati.
Sipas tij, Hoti po shpreson se zgjedhjet në Amerikë t’i fitojë sërish Trumpi, por shton se për të rrëzuar Kurtin dhe për të ardh në pushtet. Hotit, i duhen së paku tetë vjet.
Postimi në Facebook:
SIPAS AVDULLAH HOTIT FUNDI I KURTIT ËSHTË AFËR?!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka kritikuar qeverin e kryeministrit Albin Kurti.
Profeti dhe ish-kryeministri i Kosovës qe erdhi me voten e Grenellit mandati i te cilit nuk zgjati as një vit, por ia pa hajrin qe pati shansin bashk me çetnikun Vuçiq te shkelin ne Shtepin e Bardhë nga e cila nuk nxoren asnjë rezultat,asgje te hajrit,por njohjen nga Izraeli.
Ndoshta Avdullah Hoti-Dula po shpreson se i preferueri i tij ish-presidenti Donald Trump ani pse po akuzohet me mbi 75 akuza i fiton prape zgjedhjet vitin e ardhshem, e ky pastaj se bashku me Ricard Grenellin me hunj, sopata, draper e kosa si ne kohën e Matija Gubecit ne Zagorjen e Kroacise do te ia mesyjnë qeverisë Kurti për ta rrezuar.
Kështu mendojnë te gjithë ata qe nuk shohin realitetin para syve te tyre, por vetem smiren, inatin dhe lakmin për pushtet.
Por kot, çiftat e Avdullah Hotit për te ardhë ne pushtet u duhet me pritë se paku edhe tetë vjet, ndoshta deri atehere merzite duke e pritur godon.