Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot bëhen bashkë Osmani, Konjufca e Kurti: Marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

 
   

Mëngjesi i së mërkurës do t’i bëjë bashkë tre liderët e vendit.

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, do të marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, në orën 10:00.

Kjo është bërë e ditur për media nga Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës.

“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, bën të ditur njoftimi i ZKM-së.

Ndërsa në njoftimin e Presidencës thuhet se “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve”.