Presidenti francez dje tha se do të rishikojë liberalizimni e vizave për Kosovën.
“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi.
Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.
Ish-ambsadorja Alma Lama në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se se Franca dhe Gjemrania janë zotuar për Kosovën, andaj çdo Qeverisë së Kosovës që do të tensiononte situatën do të jetë në kundërshtim me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.
Alma Lama
Sipas saj, nga tani Kosova duhet të implemtojë marrëveshjen e Ohrit sepse siç po duket vjeshta do të jetë vendimtare.
“Presidenti Macron ishte shumë i qartë në deklaratën e tij, që Franca dhe Gjermania kanë marrë zotime për Kosovën përballë shteteve të tjera të BE-së në raport me liberalizimin e vizave dhe çdo sjellje e Qeverisë së Kosovës që do të tensiononte situatën apo që do të bëhej në kundërshtim me këshillat e partnerëve ndërkombëtare do të rrezikonte procesin e liberalizmit si dhe ndihmën ekonomike dhe diplomatike për Kosovën.
Kambanat bien për ata që kanë veshë.
Tani pritet nga Kosova të veprojë në mënyrë konstruktive, të implementojë marrëveshjen e Ohrit. Duket se vjeshta do të jetë faza vendimtare, dhe deklarata e presidentit të Francës në këtë fazë është paralajmërim i fuqishëm dhe mesazh i BE-së”, përmbylli ajo.