Policia e Fierit ka gjetur rreth 21,3 kg lëndë plasëse gati për shpërthim në distancë.
Zbulimi u bë gjatë arrestimit në flagrancë të një 29-vjeçari të dënuar edhe më parë.
I arrestuari bashkë me një tjetër shtetas 25-vjeçar ishin shpallur në kërkim si të dyshuar për rrëmbimin e dy shtetasve në Sarandë në prill të këtij.
Të dyshuarit kryesor, banues në Kamzë, iu gjetën dy çanta me lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë dhe tre bidonë me benzinë, të cilat ishin ndarë në dy automjete të ndryshme.
Lënda materiale ishin siguruar në bashkëpunim me 25-vjeçarin banues në Tiranë, tashmë i shpallur në kërkim, dhe policia dyshon se qëllimi ishte kryerja e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Për dy të dyshuarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë caktoi të mërkurën masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”
Strukturat hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato lokale në Fier dhe Vlorë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë punën për dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste./rtsh.al/
Tags: Fierlëndë plasesePolicia