Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

New Yorku lejon thirrjen e ezanit me altoparlantë gjatë xhumave dhe Ramazanit

Kryetari i komunës së New York-ut, Eric Adams, konfirmoi informacionin se në këtë qytet ezani, do të thirret me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë dhe gjatë iftarit në Ramazan.

“Për një kohë të gjatë ka pasur një ndjenjë që komunitetet tona nuk janë lejuar të përforcojnë thirrjet e tyre për namaz. Sot, ne po shkurtojmë burokracinë dhe po e bëjmë të qartë se xhamitë dhe shtëpitë e adhurimit janë të lira për të përforcuar ezanin të premteve dhe gjatë Ramazanit pa lejen e nevojshme”, tha Adams.

Udhëzimet e reja do t’u lejojnë xhamive në qytet të transmetojnë ezanin midis orës 12:30 dhe 13:30 çdo të premte, dhe gjithashtu lejojnë që ezani të transmetohet gjatë lutjeve të mbrëmjes çdo natë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

New Yorku do t’i bashkohet tani qyteteve të tjera, përfshirë Minneapolisin. Në takimin që morën pjesë përfaqësues të shoqata dhe fondacioneve të ndryshme myslimane, Adams u tha pjesëmarrësve se janë të lirë të praktikojnë besimin e tyre në New York.

“Jam krenar, sot më në fund këtë po e bëjmë”, shtoi kryetari i qytetit të Neë York-ut, i cili theksoi se Islami sikurse Krishterizmi, Judaizmi dhe fetë e tjera, janë element i rëndësishëm i kulturës së New York-ut dhe se xhamitë janë një ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.

Ai tha në fund se Islami, sikurse Krishterimi, Judaizmi dhe fetë e tjera, janë një element i rëndësishëm i kulturës së Nju Jorkut dhe se xhamitë janë një ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.