Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami: Mëkat që dështimin e Ministrisë po e paguajnë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj njoftimit të bërë nga Ministrja Nagavci, ku ka thënë që prindërit mos t’i blejnë librat e fëmijëve pa e marrë listën nga mësuesit.

“Shkelësja e kushtetutës Nagavci tek sot ju paska bë thirrje prindërve ”mos me i ble librat, pa e marrë listën nga mësuesit”, e çka me ata që tashmë i kanë ble, t’i kthejnë apo”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami tutje thotë që kësaj i thonë kaos me kosto të lartë, dhe thotë se ju kemi treguar që këtë vit do të ketë shumë probleme, dhe është mëkat i madh që dështimin e ministrisë dhe qeverisë kaq drejtpërdrejtë e kaq shtrejtë po e paguajmë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit.

Postimi i plotë:

Shkelësja e kushtetutës Nagavci tek sot ju paska bë thirrje prindërve ”mos me i ble librat, pa e marrë listën nga mësuesit”, e çka me ata që tashmë i kanë ble, t’i kthejnë apo?

Ai prindi nga Kaçaniku që dje e ka lënë punën ka shku në Ferizaj me i ble librat, tash duhet me marrë edhe një ditë tjetër pushim me shku me i ndrru librat?!

Për më tepër kush e garanton atë dhe të tjerët që kanë me i gjetë ato libra që i rekomandojnë mësuesit?!

Kësaj i thonë kaos me kosoto të lartë.

Njëherit thirrja e Nagavcit për prindërit është thirrje e terthortë për shtepitë botuese ”mos botoni libra se kërkesa për ato varet nga mësuesit”.

Çfarë dështimi!

Ju kemi tregu që ka me pasë shumë probleme këtë vit.

Është mekat i madh që dështimin e ministrisë dhe qeverisë kaq drejtpërdrejtë e kaq shtrejtë po e paguajmë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit.