Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka kritikuar qeverinë për rreth 13 milionët e ndara për tekste dhe materiale shkollore.
Kica – Xhelili tha se qeveria e anuloi tenderin 4.8 milionë euro për librat shkollorë, ndërsa sot japin 6 milionë për po atë produkt.
Sipas saj “u dëshmua që librat po u kushtojnë prindërve më shtrenjtë se kur i kontraktonte ministria me tender. Bonus: nervoza; koha; transporti”.
Postimi i saj i plotë:
“Gjakderdhje financiare” thonin dikur.
Anuluan tender me 4.8 milion për librat shkollorë. Sot japin 6 milion për PO atë produkt.
Nga dikur 8 milion në 13 si total, po kamuflojnë koston shtesë kinse në emër të materialeve tjera shkollore, sepse u dëshmua që librat po u kushtojnë prindërve më shtrenjtë se kur i kontraktonte ministria me tender. Bonus: nervoza; koha; transporti.
Domethënë, atyre bizneseve që dikur thonin “po zhvatin para publike” me tender, përmes subvencionimit po u japin sërish të holla, veçse me kosto shtesë. Por, duke i demonizuar po ato biznese.
Domethënë JU bleni te ata por NE nuk blejmë, veç ua japin të hollat me ndërmjetës. Pak më shumë besa, por s’ka gjë. E shesim ndërkohë si sukses.
Me shumë gjasë, e kanë shumë seriozisht konceptin “40% janë analfabet funksional”. E kanë thënë. E kanë shkruar. E mendojnë. Llogarisin në këtë. Ndryshe nuk kuptohen veprimet e tyre.
Shoqëria jonë nënvlerësimin s’po e përjeton për herë të parë. As fyerjen. As mashtrimin.
Gjatë fushatës së janarit 2021, një plak i pat thënë Kryeministrit: “mas sa vjete pe nrroj dorën për herë t’parë. Kujdes, mos m’shtin, se për ty e nrroj n’dakik.”
Eh, kujdes! Dakiku s’pret as pyet.
Ato thinja nuk kapërdijnë më mashtrim.