Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)ka aprovuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Taulant Atashi, raporton “Drejtësia Sot”.
Në aktin e dorëheqjes, prokurori Atashi kishte theksuar se shkak për këtë vendim janë çështjet familjare.
Pas votimit unanim nga ana e anëtarëve të KPK-së, Kryesuesi Jetish Maloku ka konfirmuar se prokurori i dorëhequr do të propozohet tek Presidentja për lirim nga detyra.
Ndryshe, Taulant Atashi ishte dekretuar prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë më datë 13 qershor 2022.