Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tali ‘shpërthen’ ndaj Tribunalit të Hagës – kërkon arrestimin e Vuçiqit, radhit disa fakte

Analisti Driton Tali ka parashtruar një pyetje publike se pse Tribunali i Hagës nuk po e dënon Vuiqin për luftënxitje, si kishte bërë me Sheshelin.

Ai në një postim në Facebook përmendi disa nga krimet e rëndë në të cilat është përfshirë presidenti serb në Kosovë, Kroaci e Bosnje.

“Sepse, gjatë krimeve në Kroaci dhe Bosnje (pa e përmendur faktin që ishte snajperist te “Varret Hebreje” në Sarajevë) z Vuçiç ishte Sekretar i partisë së z. Sheshelj dhe udhëheqës i TV Pale (TV stacionit kryesor luftënxitës), gjersa gjatë gjenocidit në Kosovë ishte edhe ministër i Propagandës së “Hilterit të Ballkanit””, shkroi ndër të tjera Tali, përcjell “Bota sot”.

Ai e vlerësoi si hipkorizi faktin se si Vuçiq nuk dënohet.

Postimi i plotë

Nëse Tribunali i Hagës e dënoi me 10 vite burgim z.Vojislav Sheshelj për luftënxitje, pse atëherë Drejtësia Ndërkombëtare nuk e merr në përgjegjësi edhe z.Aleksandër Vuçiç njëjtë: për luftënxitje në Kroaci dhe Bosnje!?

E sidomos për luftënxitje në Kosovë dhe bashkëpunim (propagandim) në pastrimin etnik, dhe krime tjera të luftës si vrasjet e civilëve apo përdhunimet e të miturave etj !!!?

Sepse, gjatë krimeve në Kroaci dhe Bosnje (pa e përmendur faktin që ishte snajperist te “Varret Hebreje” në Sarajevë) z Vuçiç ishte Sekretar i partisë së z. Sheshelj dhe udhëheqës i TV Pale (TV stacionit kryesor luftënxitës), gjersa gjatë gjenocidit në Kosovë ishte edhe ministër i Propagandës së “Hilterit të Ballkanit”.

Tek e fundit nëse z Jakup Krasniqi, si zëdhënës (pa kurrfarë kompentence ekzekutive) i një ushtrie të brishtë në bërje – pa definim të qartë strukturor – merret në përgjegjësi për atë periudhë kohore kur z.Vuçiç ishte ministër i një shteti të mirëstrukturuar i cili hartoi plane si bie fjala “Patkoi”, e nuk merret z Vuçiç në përgjegjësi, kjo është thënë më së buti hipokrizi!