Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: Librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë

 
   

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kompensimi i parave për prindërit që blejnë librat e nxënësve për këtë vit shkollor i kushton shtetit më shumë se sa pajisja nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është për keqardhje ku ka degraduar, sipas tij, Qeveria Kurti.

“Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës e paaftësisë. Shtëpitë botuese do të marrin nga libraritë, apo shitësit me pakicë, shumën e njëjtë të buxhetit sikurse që ofertuan në tenderin e qeverisë, ndoshta edhe më shumë”.

“Por, librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave. Për keqardhje ku ka degraduar qeverisja e vendit. Imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake”.

“Është viti i dytë me radhë që mësimi nuk fillon me rregull. Vitin e kaluar qeveria ishte në luftë me sindikatat dhe u humbën shumë javë mësim. Këtë vit problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit”, ka thënë Hoti.