Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Apeli konstaton se paraburgimi i tre të arrestuarve në aferën e rezervave ishte i kundërligjshëm

 
   

Gjykata e Apelit ka konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk kishte arritur të vërtetojë dyshimin se Irfan Lipovica, Haviz Gara dhe Ridvan Muharremi kanë krye kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Sipas gjetjeve të Apelit, paraburgimi i tyre ishte i paligjshëm për faktin se nuk ishte arritur të argumentoheshin fuqia provuese e provave me veprimet e të pandehurve.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, pretendimet e mësipërme ankimore janë të bazuara, ngase në aktvendimin e ankimuar gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit”, thuhet në gjetjet e Gjykatës së Apelit.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë s’ka dhënë vlerësim dhe arsyetim për faktet të cilat janë paraqitur në kërkesën për paraburgimin e LIpovicës, Garës e Muharremit.

“… mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit si dhe në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Një ditë pasi ishin arrestuar tre të dyshuarit, më 19 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve Haviz Gara dhe Irfan Lipovica si dhe biznesmenit Ridvan Muharremi që ishin arrestuar për aferën e rezervave shtetërore.